(VIDEO) Osmani: Grubi u avancua në BDI

min lexim

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka deklaruar sot se raportet në BDI janë të mira. Sipas tij, pas përzgjedhjes së kryesisë se re, nënkryetarëve dhe funksionarëve do të jetë e dukshme energjia e re.

Osmani madje vlerëson se zv/kryeministri Artan Grubi është avancuar në pozitat partiake.

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

“Askush nuk është ndërruar nga pozita, por është zgjedhur udhëheqësi në të cilën Këshilli i Përgjithshëm i partisë ka vendosur jo vetëm për anëtarët e kryesisë qendrore por edhe për nënkryetarët dhe sekretarët gjeneral. Madje, mendoj se Artan Grubi është avancuar në këtë kryesi qendrore sepse është anëtar i kryesisë”

Osmani tha se problemet janë të njëjta në të gjitha partitë dhe organizatat, por sipas tij, vlerësimet bëhen në bazë të asaj se a ka kapacitet që të tejkalohen.

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

“BDI u tregua në këto 20 vite si lider dhe model i mirëmbajtjes dinamizmit dhe ripërtrirjes së një organizate e cila në 20 vitet e fundit nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje dhe në çdo cikël bëhet edhe më e fortë. Dhe do të shihni, siç thash dje, një energji të re në BDI edhe pas kësaj kryesi qendrore”

Kujtojmë se dje u mbajt mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, ku pjesëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, morën pozita të rëndësishme në parti. Izet Mexhiti u caktua nënkruetar partie, ndërsa Blerim Bexheti do të jetë sekretar organizativ. Ndërkohë, Nevzat Bejta e Visar Ganiu do të jenë anëtarë të Kryesisë.

Ahmeti ka propozuar gjithashtu që Musa Xhaferi dhe Bekim Neziri, për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës. Në anën tjetër, Grubi figuron vetëm si anëtar i thjeshtë i Kryesisë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

 

Story i mëparshëm

Vajza e refuzon dhe burri ngushëllohet me një gotë birrë

Story i radhës

Zanatçinjtë po luftojnë për mbijetesë në RMV

Të fundit nga