(VIDEO) Nikollovski: Bllokada e VMRO-së rrezikon subvencionet e bujqëve

May 21, 2022
1 minut lexim

Në bujqësi nuk ka politikë, ju kam bërë apel të gjithë deputetëve që të kenë mirëkuptim për nevojat e bujqve dhe të votojnë ligjet që janë në Kuvend. Kështu deklaroi  Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, i cili ishte i ftuar në emisionin debativ në TV Shenja, ku u diskutua për bllokadën në Kuvend  nga ana e VMRO-së opozitare, kriza për shkak të luftës në Ukrainë dhe tema të tjera.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Në veçanti këtë vit nuk mund të ketë pasi zgjidhje ligjore kualitative nga të cilat varet pagesa e subvencioneve, 40% mbështetje për fermerët e rinj dhe shumë masa të tjera dhe politika të tjera zhvilluese të cilat janë në Kuvend. Unë kam folur me kryetarin e komisionit për Bujqësi në Kuvend dhe me gjithë anëtarët e saj. Kam qenë në Kuvend në shumë seanca plenare. Pastaj kam dërguar letër deputetëve. Këtë letër e kam dërguar para dy muajve. Para dy muajve jam drejtuar si ministër, pa e ditur opinioni. Kam shpresuar që do të ketë mirëkuptim për nevojat e bujqëve. 77 mijë aplikues të cilët prodhojnë ushqimin në shtet, ata e presin mbështetjen tonë”.

Ministri Nikollovski,  theksoi  se bujqit janë ata të cilët më së shumti janë prekur nga bllokadat e ligjeve në Kuvend.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

“Një numër i madh i ligjeve, janë në procedurë kuvendore, në komisione, në seanca plenare dhe mendoj se është e papërgjegjshme që të bëhet kjo ndaj qytetarëve. Qytetarët janë të lodhur nga bllokadat, opstrukcionet dhe zënkat në mes partive politike. Nuk kanë faj qytetarët që LSDM-ja dhe VMRO-ja nuk mund të merren vesh për ndonjë ide joracionale. Ne kemi disa kriza. Ministria funksionin me shtab të krizës i cili merret merret ma planin nacional për prodhim të ushqimeve”

Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, është ankuar  se nuk mund të paguajnë  subvencionet për bujqit,  shkaku i bllokadës në Kuvend, ndërsa i ka bërë thirrje VMRO-së që të reflektojë për të mirën e qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në këto ditë me temperatura të larta këto janë trajtimet natyrale kundër djegies nga dielli

Story i radhës

Ribalanci i buxhetit, Besimi: Mbështetje për ekonominë dhe qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë