(VIDEO) Nesër në mesditë takimi i liderëve, shumica konfirmojnë pjesëmarrjen

min lexim

Gati të gjitha partitë politike I janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takimin e liderëve që pritet të mbahet në Kuvend nesër në mesditë.

Takimi i thirrur nga, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social.

Lideri I I VMRO-së Hristijan Mickoski së pari hezitoi që të shkonte në takim, por më pas pranoi. Ai tha se do të shkojë që të diskutojë për krizën ekonomike dhe energjetike, e sa për ndryshimet Kushtetuese, ai tha se qëndrimi I vmrosë dihet. “VMRO-DPMNE nuk mbështet ndryshime kushtetuese në këtë format”, theksoi Mickoski.

Ndërkaq, Kryetari i Partisë e Majta, Dimitar Apasiev, tha se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e liderëve të hënën të thirrur nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

”Ata nuk mund të negociojnë me ne si me VMRO-DPMNE-në. Ne jemi një arrë e fortë” – tha Apasiev.

Ndërkaq, liderët e partive politike shqiptare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim dhe kanë paralajmëruar se kur të hapet kushtetuta do të kërkojnë që nga aty të hiqet 20 përqindëshi për shqiptarët. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Partia e Lirisë: Rama nuk e ndjen shpopullimin, sheh suksesin te paratë publike që i kalon miqve

Story i radhës

Disa strategji për t’i shpëtuar nervozizmit në zyrë

Të fundit nga