Koha është është shumë e shkurtër, por nëse të gjitha ato bisedimet ndërmjet ministrave të jashtme ofrojnë një bazë për ngritjen e zgjidhjes në një nivel më të lartë politik, në nivelin e kryministrave dhe presidentit Rumen Radev nga pala bullgare, atëherë mund të presim se ekziston një shans i vogël për ta hequr veton bullgare deri më 23 qershor. Kështu deklaroi ish zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Vasko Naumovski, i cili shprehet optimist se deri më 23 qershor nëse ka vullnet politik mund të heqet vetoja bullgare, dhe Maqedonia e Veriut mund të nis bisedimet me Bashkimin Evropian.
Vasko Naumovski, ish zv kryeministri për integrime evropiane
“E shohim se në disa javët e kaluara kishim aktivitete të përforcuara nga ana e presidencës franceze pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, angazhim personal të presidentit Makron, angazhim nga ana e përfaqësuesve të lartë të administratëss amerikane si dhe angazhim I përforcuar i partnerëve të tjerë evropian, këtu është edhe vizita e kancelarit Sholc në Shkup dhe sofje, me çka besoj se do të tentohet që të shterohen të gjitha mundësitë që të arrihet përparim. Ajo që mbetet deri në fundin e presidencës francëze është mbajtja e të ashtuquajturit samit me вendet e Ballkanit Perëndimorë më 23 qershor”
Naumovski në një intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ thotë se nëse humbet perspektiva evropiane, do të ndikojë në mbrojtjen e Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar se kjo marrëveshje ishte promovuar si dokument që do të ndihmojë proceset euro-integruese të vendit.
Vasko Naumovski, ish zv kryeministri për integrime evropiane
“I gjithë tregimi me Marrëveshjen e Prespës mbështetej në anëtarësimin në BE dhe në NATO. Nëse perspektiva evropiane e Maqedonisë mbetet e paqartë, do të përforcohen të gjitha zërat që thonë se të gjitha sakrificat dhe lëshimet që I bëri Maqedonia me Marrëveshjen e Prespës ishin të kota dhe do të përforcohen tezat se Marrëveshja e Prespës ndodhta mund të ketë nevojë të përshtatet”
Linda Ebibi /SHENJA/