Ministria e Administratës Publike ka nisur zyrtarisht procesin për tërheqjen e tre ligjeve, prej katër gjithsej, të cilat janë nën kompetencat e ministrisë, dhe ndodhen në procedurë parlamentare të paraqitura nga Ministria e mëparshme e Shoqërsië Informatike dhe Administratës. Këtë e bëri të ditur ministri i ri i Administratës Publike, i cili sqaroi se bëhet fjalë për propozim Ligjin për Zyrtarët Administrativë, propozim Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe propozim Ligjin për ngritjen profesionale dhe aftësimin e zyrtarëve administrativë.
Burimi: shenja.tv