(VIDEO) Ministri i Brendshëm fajëson Qeverinë për shtetësinë e ish- deputetit pro rus

min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ministria e brendshme si institucion nuk I ka dhënë shtetësi ish deputetit ukrainas, oligarkut Oleksandr Onyshenko. Ai  sqaron se oligarku ukrainas ka marrë shtetësi të Maqedonisë me vendim të Qeverisë, paraprakisht me vlerësim pozitiv nga agjencitë kompetente në vend.

OLIVER SPASOVSKI

“Kjo është marrje e shtetësisë sipas nenit 11 nga Ligjit për Shtetësi, do të thotë nuk është shtetësi që e jep MPB, por Qeveria. MPB praktikisht i mbledh të gjitha dokumentet, bëhet fjalë për lëndë e cila ka marrë vlerësime pozitive nga katër institucione relevante në shtet, në fund dërgohet në Qeveri dhe Qeveria ka të drejtë dikrecioni që të japë apo të refuzojë shtetësinë për çdokënd që aplikon në këtë pjesë”.

BIRN informoi se oligarku ukrainas Oleksandr Onyshenko, është i arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe njëkohësisht është nën sanksionet e SHBA-së si pjesë e një rrjeti rus për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, më 31 maj.

Onyshenko, i cili u pasurua në biznesin e gazit, është në arrati që nga viti 2016 pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash dhe që nga janari i vitit të kaluar ai është në listën e personave të sanksionuar në Shtetet e Bashkuara.

Më 31 maj qeveria e ka miratuar kërkesën për shtetësi për Oleksandr Onyshenko. Kërkesa për Onishenkon erdhi nga Federata e Kuajve, e cila vlerësoi se ai do të mbështeste zhvillimin e sportit të kuajve dhe do të përfaqësonte vendin tonë në ngjarjet kryesore sportive ndërkombëtare, ndërkaq u mbështet edhe nga Agjencia për Rini dhe Sport. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Një klasike që mund të peshojë shumë

Story i radhës

Klinika organizohet nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

Të fundit nga