(VIDEO) Mickoski: Politikanët po na kthejnë në kohën e okupimit fashist bullgar

April 18, 2022
1 minut lexim

Politikanët po na kthejnë në kohën se okupimit fashist bullgar. Kështu deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas vizitës së delegacionit bullgar në vendin tonë. Sipas tij, ato po promovojnë vlera joevropiane.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Unë shoh se nënkryetari i Bullgarisë vazhdon me vlerat joevropiane dhe mohimin e minoritetit maqedonas në Maqedoninë Pirinit dhe kjo nuk ka të bëjë realisht me vlerat evropiane që këta politikanë duhet të promovojnë, përkundrazi, na kthejnë në të kaluarën, në kohën e pushtimit fashist bullgar gjatë Luftës së Dytë Botërore këtu në Maqedoni, në sakrificat e bëra nga populli maqedonas për të krijuar shtetin e tij demokratik dhe për të qenë në gjendje sot të jetojmë atë që jetojmë dhe për të hequr qafe një pushtues të tillë fashist bullgar si ai gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Mickoski i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Brukselit që t’i japin fund këtyre gjërave nga ana e Sofjes zyrtare, sepse këtu në Maqedoni, siç tha si, nuk ka kujt t’i bëjë apel sepse bëhet fjalë për politikanë jokredibil, të cilët përveç krimit, korrupsionit, turpit nuk dijnë të bëjnë asgjë tjetër.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Nga këtu, i bëjë thirrje Bashkimit Evropian dhe Brukselit zyrtar që t’i japin fund këtyre synimeve fashiste dhe hegjemoniste të fqinjit tonë lindor, të bëjë presion dhe të mundësoj që Maqedonia përfundimisht të nisë bisedimet. Ky popull e meriton këtë sepse shumë herë në histori është treguar se qëndron krah për krah me vlerat evropiane”.

Kryetari Mickoski, pas reagimeve për hapjen e klubit kulturor “Vançe Mihajllov”, në Manastir, tha që kryeministri Petkov gjëja e parë që duhet të bëjë kur të kthehet në Sofje, është që të hapë së paku 2 klube të këtilla në Bllagoevgrad dhe Sandanski për maqedonasit që jetojnë në Maqedoninë e Pirinit.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, i shoqëruar nga zëvendëspresidentja bullgare Iliana Jotova, ministrja e Jashtme Teodora Gençovska dhe ish ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva, për fundjavë qëndruan për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe Daçiq si Vuçiqi: Serbia në rrugën evropiane do ta ruajë miqësinë me Rusinë e Kinën

Story i radhës

Lacazette afër largimit nga Arsenali

Të fundit nga

ShkoLartë