Një ditë para nisjes së grevës në arsim, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, Jakim Nedellkov I bëri thirrje të gjithë të përfshirëve në procesin arsimor që të jenë këmbëngulës dhe të mos tërhiqen nga kërkesat.
Sipas Nedellkov, SASHK-u nuk do t’i mbyll shkollat, por mësimdhënësit nuk do të japin mësim, ndërsa përgjegjësia për kushtet minimale për funksionimin e institucioneve arsimore, sipas tij, do jetë e drejtorit.
Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut
“Greva e SASHK-ut do të jetë në të gjitha institucionet nacionale arsimore, pra në të gjithë shtetin. Në kopshte, në shkollat fillore dhe të mesme, në konvikte dhe institucione të arsimit të lartë, të cilat do të kyçen në grevë në formë solidarizimi. Greva do të mbahet me mos kryerjen e detyrave të punës në vendin e punës, ose të them në mënyrë precize ato që bëjnë grevë do të vendosen në hapsira, ku së bashku do t’i vendosin me drejtorët e institucioneve dhe nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre të procesit edukativo-arsimor ose të kujdesit”.
Çdo tentim për të pamundësuar grevën thonë ata është shkelje serioze, dhe për këtë në Kodin Penal janë të parapara sanksione ose dënim me burg deri 1 vit.
Verica Arsova, avokate
“Duam të ju tregojmë drejtorëve që të mos luajnë me ata që do të bëjnë grevë. Në qoftë se ndonjëri prej drejtorëve, ose persona nga jashtë do të tentojnë ta pengojnë grevën, ndaj atyre do të ngriten kallëzime penal përkatëse deri te Prokuroria Themelore Publike. Në pajtim me nenin 156 nga Kodi Penal, sipas të cilit gjatë pengesës së të drejtës së grevës është paraparë sanksion ose dënim me burg prej 1 viti”.
Deri tek greva siç thonë nga SASHK-u ka ardhur pas bisedimeve të pasuksesshme me Qeverinë, për rritjen e pagave në arsim deri në 18.5%.
Emine Ismaili /SHENJA/