(VIDEO) Mentaliteti i grave, problem për të diagnostifikuar kancerin në gji

October 21, 2022
min lexim

Muaji tetor, muaji i ndergjegjsimit për kancerin e gjirit, ishte tema e panelit të organizuar nga Forumi Rinor i Alternativës. Ndër panelistët e pranishëm ishin: ministri i shëndetësisë Bekim Sali, onkologu Ilir Ismaili, kirurg i përgjithshëm Ilir Vela dhe deputetja Safije Shahini Sadiki. Ata thanë se detektimi i hershëm i kësaj sëmundje është hap shumë i rëndësishëm për luftimin e saj.

Ministri i shëndetësisë Bekim Sali  tha se muaji tetor tradicionalisht i kushtohet një ideje fisnike siç është ndërgjegjësimi për këtë sëmundje malinje. Ai potencoi se ministria e shëndetësisë ka invenstuar dhe vazhdimisht realizon aktivitete në mënyrë që të lehtësohet diagnostifikimi dhe trajtimi i kësaj sëmundje.

 BEKIM SALI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Nga 1 tetori i këtij viti vazhdojmë me zbatimin e programit  nacilonal të skrinigut për zbulimin e hershëm të këtij kanceri. Në këtë skrining do të përfshihen gratë e grupmoshës 45 -69 vjeqare që nuk kanë bërë mamografi gjatë 2 viteve të fundit. Gratë e kësaj grupmoshe do të ftohen për këtë skrining përmes porosive sms. Gjithashtu gratë e moshës 40-44 vjeç që kanë një anëtar të familjes me kancer gjiri ose dispozita gjenetike do të kenë mundësi të regjistrohen në një faqe të veçantë me vetë iniciativë për të bërë mamografi”.

Specialist i onkologjisë dhe radioterapisë, Ilir Ismaili tha se viteve të fundit populli është më i vetëdijshëm për sa i përket parandalimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje.

ILIR ISMAILI SPECIALIST I ONKOLOGJISË DHE RADIOTERAPISË

“Muaji tetor është muaji rozë  ku të gjithë ne duhet të bashkohemi për senzibilizimin e popullatës, që ti tregojmë popullatës në lidhje me këtë sëmundje, mënyrën e sëmundjes, trajtimin, diagnostifikimin e kështu me radhë, pasi që kjo është ndër sëmundjet më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse në shtetin tonë.

 

Kirurgu,  Ilir Vela tha se çfardo ndryshimi që paraqitet në gji dhe nuk kalon për disa javë duhet të paraqiteni tek specialistët. Ai potencoi se mentaliteti i grave që refuzojnë metodat e detektimit është problematikë e madhe.

ILIR VELA KIRURG I PËRGJITHSËM

 “Një nga aryset kryesore është se kanceri i gjirit mbi 90% nuk shkakton dhimbje, tu  u bazu në atë se nuk shkakton dhimbje ato e justifikojnë vonesën e cila paraprakisht vjen si rezultat i stadiumeve më të avancuara të karcinomit.  Mentaliteti i grave sepse refuzojne metodat invazive sepse ata mendojnë që nëse bëhet ndonjë intervenim sëmundja do të shpërndahet. Intervenimi nuk e shpërndan asesi sëmundjen por e detektojnë sëmundjen”.

Deputetja, Safije Shahini Sadiki tha se duhet ta shtojmë përkujdesin tek vetëvetja dhe tek të afermit tanë sepse kjo sëmundje është sëmundje e rëndë.

SAFIJE SHAHINI SADIKI DEPUTETE

“Duhet kujdes jashtëzakonisht i madh sepse ne mendojmë që kjo sëmundje është e largtë por në momentin  që ndodh atëherë më gjithqka bëhet e parëndësishme. Knaceri i gjirit në shumicën e rasteve nuk shkakton shqetësim në fazën fillestare për këtë arsye me anë të kontrollave e bëjmë evidentimin e hershëm”.

Edhe sivjet kemi pas nga 600 deri 750 raste të reja të diagnostifikuara me kancer të gjirit, tha onkologu Ilir Ismaili.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KANCERI I GJIRIT/ Doc.Dr. Ilir Ismaili: Është fat që Qeveria solli konkluzën e skriningut mobil mamografik (Video)

Story i radhës

“Të shkoqi si zhabën”, një femër e kërcënon Rasimin e Tik-Tokut

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë