(VIDEO) Mblidhet kryesia e re e BDI-së, Ahmeti s’e lëshon Grubin nga kabineti i tij

min lexim

Në Reçicë të vogël po mbahet mbledhja e Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim. Ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie po japin llogari për punën e tyre. Në këtë mbledhje të Kryesisë së re të Këshillit të Përgjithshëm,  Artan Grubi është riemëruar shefkabineti i Ali Ahmetit,  Bujar Osmanin është riemëruar zëdhënës i partisë dhe Arbër Ademin për zëvendës-zëdhënës.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani infotrmoi se dy nga tre pikat e rendit të ditës kanë përfunduar dhe se janë zgjedhur 16 sekretarë të sekretariateve të partisë.

Bujar Osmani….

“Sekretariati i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ilmi Selami, Sekretariati për Siguri nga Zemri Qamili, Sekretariati i Punëve të Jashtme nga Arta Bilali, Sekretariati i Sistemit Politik nga Ali Musliu, Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave nga Avni Saliu, Sekretariati i Shëndetësisë nga Haris Karaxhenemi, Sekretariati i drejtësisë nga Valdet Xhaferi, Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve nga Nebi Rexhepi, Sekretariati i Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural nga Besir Jashari, Sekretariati  i Shoqërisë informatike dhe Administratë-Avni Rustemi, Sekretariati i punës dhe politikës sociale-Armend Asllani, Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës-Teuta Arifi, Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale-Nevzat Bejta, Sekretariati i kulturës Valmir Aziri, Sekretariati i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor-Rakip Doçi dhe Sekretariati për komunikim-Muhamed Hoxha”.

 

Pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së re të BDI-së, Izet Mexhiti nga grupi I zjarrit kërkoi ndërrimin e Grubit.

 

Izet Mexhiti

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje me emër dhe mbiemër për joefikasitet dhe jorealizim të programit ndërrimi i z. Grubi”.

 

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim miratoi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve dhe autorizoi Komisioni partiak zgjedhor që të organizon zgjedhjet në degët e Forumit Rinor dhe në Forumin Rinor si dhe në të gjithë Këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2023.

Kryesia e kësaj partie dje deri në orët e vona ka zhvilluar konsultime me dyer të mbyllura në strukturat e kësaj partie.  Më 24 shtator i ashtuquajturi grupi i zjarrit në përbërje të së cilit janë garnitura e vjetër, si Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexhedi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku e të tjërë në një letër publike numëruan  dhjera ankesa dhe këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke përmendur Artan Grubin. Pas shumë takimeve, Ali Ahmeti, e amortizoi disi situatën.//SHENJA

 

Story i mëparshëm

Grubi në epërsi ndaj “Grupit të zjarrit”, riemërohet shef i kabinetit

Story i radhës

Napoli homazh legjendës

Të fundit nga