(VIDEO) LSDM kërkon nga sindikata ta ndërpresë grevën në arsim

min lexim

Deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrijel, i ka bërë thirrje SASHK-ut, që të ndërpresin grevën për të mundësuar që nxënësit të kthehen në shkolla dhe të fillojë mësimi. Sipas saj, interesi i fëmijëve dhe procesi i tyre edukativ duhet të jetë i pari për të gjithë. Një tjetër humbje e orëve mësimore, pasi dy vitet e fundit mësimi u zhvillua në kushte të vështira për shkak të pandemisë është në dëm të fëmijëve. Ajo vlerëson se me të drejtë kanë ardhur apelet e UNICEF-it dhe Avokatit të Popullit që fëmijët të kthehen në klasa.

SANELLA SHKRIJEL, DEPUTETE E LSDM

“E drejta e arsimit është e garantuar me Kushtetutë, si dhe e drejta për grevë, por greva nuk duhet të jetë në dëm të fëmijëve dhe nxënësit dhe prindërit e tyre duhet të mbahen pezull. Është e nevojshme që kryesia e Sindikatës t’i japë fund grevës, t’u mundësohet kthimit të nxënësve në shkollë dhe të përmbushen kërkesat e tyre në dialog me institucionet kompetente”.

Deputetja Shkrijel më tej thekson se pikërisht LSDM-ja në 4 vitet e kaluara ka rritur pagat në arsim për 21% dhe pikërisht ky opsion politik është i përkushtuar për ngritjen e pagave në të gjithë sektorët.

Deputetja e LSDM premton se pagat në arsim do të rriten, por ajo sqaron se  do të ketë një metodologji të re për rritje të vazhdueshme të pagave, por mësimi duhet të vazhdojë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

ICC bashkon forcat me BE-në për hetimin e krimeve të luftës

Story i radhës

Barcelona ia cakton çmimin De Jongut

Të fundit nga