(VIDEO) Liderët nuk dakordohen për ndryshimet kushtetuese

min lexim

Pas disa ditëve diskutim se nëse do të jenë të pranishëm në takimin e sotshëm të  liderëve partiak, dhe pas katër orëve diskutim, i njëjti  përfundoi pa asnjë vendim. Nikoqiri i takimit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes, tha se kjo ishte mundësia për t’u bashkuar të gjithë për të ardhmen evropiane, ndërsa shtoi se nuk kanë arritur të marrin asnjë vendim të përbashkët.

Dimitar Kovaçevsaki, kryeministër

“Nëse i votojmë ndryshimet kushtetuese do të vazhdojmë rrugën për në BE, do të hapen kapitujt dhe nuk do të ketë bllokada. E kemi mundësinë tani dhe tani dera është e hapur. Nuk është koha për ndarje, askush nuk përfiton nga këto. Është formuar komision kuvendar për negociatat me BE-në. Duhet të tregojmë pjekuri si shtet. Është koha për të filluar tregimin e ri, në të cilin Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e BE-së”.

Kreu opozitar, Hrisitjan Mickoski, tha se Qeveria nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, dhe se sipas tij, duhet lëshuar paramenti dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Për fat të keq shumica parlamentare e humbi mundësinë të flasë për problemet reale të qytetarëve, e vetmja temë që ishte në fokusin e tyre, ishte ajo që atyre ju intereson për defukosim, në atë që ata janë të pasuksesshëm, dhe ajo është e ashtuquajtura ndryshimet ksuhtetuese, nën arsyetimin për të ardhmen evropiane, që ata vetë e kanë shkelur shumë herë në të kaluarën”.

Ndërsa, Ali Ahmeti, kryetar I Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se në takim ndër të tjera është biseduar edhe për heqjen e 20-përqindëshit nga Kushtetuta, por sipas tij duhet parë se çfarë është prioritet në këtë moment.

Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së

“Po, është biseduar, por mbi të gjitha i është dhënë ndryshimeve kushtetuese dhe kur të hapet një diskutim I tillë, sigurisht duhet parë se cili është prioriteti krysor, në situatën ku ne ndodhemi. Do të ndërtohen qëndrime rreth kësaj çështje”.

Krytari i partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët, tha se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Arben Taravari, kreu i ASH-së

“Ne si Aleancë për Shqiptarët e thamë edhe në takim se ndryshimet ksuhtetuese nuk kanë alternativë, ato duhet të ndodhin medoemos per t’I hapur rrugën fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë”.

Ndërkohë, kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, deklaroi para takimit se se partia e tij qëndron 100 për qin pas proceseve integruese të vendit.

Linda Ebibi /SHENJA/

Story i mëparshëm

Zyrtari ukrainas: Nuk kemi refuzuar të negociojmë me Moskën, por jo me Putinin në krye

Story i radhës

SHBA, zgjedhjet për Kongresin dhe pritshmëritë

Të fundit nga