(VIDEO) Kovaçevski siguron qytetarët se masat antikrizë do të ndikojnë për uljen e çmimeve

min lexim

Me masat e fundit për sigurimin e energjisë elektrike të lirë për furnizuesit me ushqime, presim që çmimet e bukës, qumështit, miellit dhe produkteve të tjera ushqimore bazë të ulen deri në 10 për qind. Këtë e ritheksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili deklaroi se me këto masa synohet që të mbrohet standardi i qytetarëve. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me sekretaren e Shtetit francez për Evropën, Laurence Bunn, ai nënvizoi edhe një herë se BE-ja u tregua një partner i besueshëm dhe i përmbushi premtimet e saj dhe mbështetja e fundit që vendi mori nga Bashkimi Evropian ishte një grant prej 80 milionë eurosh për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kjo mbështetje vjen sepse BE-ja e pranoi se ne jemi një qeveri e përgjegjshme që menaxhon me përgjegjësi buxhetin. Pikërisht me këtë qasje ne mundëm t’u kthenim paratë qytetarëve kur ishte më e nevojshme dhe të siguronim dy herë masa antikrizë për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara të qytetarëve dhe për mbrojtjen e kompanive në shumën 760 milionë euro”

Kovaçevski deklaroi se për këtë arsye mundën të sigurojnë likuiditet për kompanitë që mbrojnë vendet e punës dhe të sigurojnë vazhdimisht 80 për qind energji elektrike të subvencionuar. Me një sjellje të tillë të përgjegjshme, theksoi Kovaçevski, është siguruar rritje e pagës minimale për 18 mijë denarë, rritje e pensioneve, pagave në arsim, në polici, në shëndetësi.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Forcat izraelite arrestojnë 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

Story i radhës

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 55-vjeçari

Të fundit nga