(VIDEO) Kovaçevski nuk ulet në tavolinë me Mickoskin për të biseduar për zgjedhjet

min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se do të ulej për të diskutuar me liderin e opozitës Hristijan Mickoski për tema aktuale të rëndësishme, por jo për të diskutuar për datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kovaçevski përsëriti se sjellja e Mickoskit është shumë e papërgjegjshme dhe se ai deputetëve të VMRO-së po ju bënë presion për të bllokuar Kuvendin.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Bëhet fjalë për një raport të papërgjegjshëm nga ana e kryetarit të opozitës, i cili bënë një mobing klasik ndaj deputetëve të tij, që të bllokojnë në Kuvend, diçka që nuk duhet bllokuar. Kuvendi duhet të përfaqësoj vend për sjelljen e ligjeve, sepse ato ligje nuk sillen as për Qeverinë, as për partitë politike, ato sillen për qytetarët dhe kopanitë që e çojnë vendin përpara”.

Në të njëjtën vijë është edhe partneri i tij i koalicionit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai rreth paralajmërimit të bllokadës së Kuvendit nga ana e VMRO-së, tha se bojkoti dhe bllokadat nuk janë kategori të demokracisë, pasi ato nuk na shpien përpara.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Bllokadat, bojkotet nuk janë kategori të përparimit të demokracisë demokracia avancohet ne debate me kompromise dhe mendoj që ne jemi shtet që kemi avancuar këto vlera nuk mendoj që bojkoti dhe bllokadat do të na shërbejnë për të ecur përpara”.

Kushte për organizim të një takimi liderësh, për momentin nuk sheh as presidenti Stevo Pendarovski. Ai mbrëmë tha se ka tentuar që t’i bëjë bashkë Kovaçevskin dhe Mickoskin për të ndjekur ndeshjen e reprezentacionit të Maqedonisë, por nuk ka pasur sukses. Ai më tej ka thënë se vështirë se LSDM dhe VMRO do të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje të rëndësishme.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Greva e ‘Grupit të Kumanovës’, Nuhiu: Të zbatohen të drejtat e tyre në përpikmër

Story i radhës

Kryetari i Këshillit Komunal Saraj, në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe ekologji në BeH

Të fundit nga