(VIDEO) Kovaçevski: Aleanca për Shqiptarët nuk bëhet pjesë e Qeverisë

1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka quajtur spekulime zërat se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e Qeverisë, ndërsa Alternativa do të largohet. Kovaçevski ka thënë se nuk i ka parë shkrimet në mediat, por tha se të gjitha janë në kornizën e spekulimeve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Për momentin Qeveria funksionon me shumicë prej 64 deputetëve dhe kjo u konfirmua me zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale. Unë nuk kam pasur bisedime si kryeministër, sepse kryeministri propozon ministra në Qeveri rreth rikonstruktimit. Gjithçka që shkruhet është në korniza të spekulimeve”

Sipas Kovaçevskit, pjesa më e madhe e partive politike janë për vazhdimin e rrugës evropiane, gjithsesi duke i pasur parasysh konkluzionet e miratuara në Kuvend më 16 korrik të këtij viti. Kovaçevski ka thënë se ka pasur një ose dy parti që nuk janë të interesuara për rrugën evropiane.

/SHENJA/

Story i mëparshëm

Irani thotë se ka prodhuar raketë hipersonike

Story i radhës

Selmani: Dyshoj se do të zgjidhet çështja e 20%. Partitë shqiptare nuk janë të unifikuara

Të fundit nga