(VIDEO) Komisioni: Nuk ka rrezik për përhapjen e lisë së majmunëve

min lexim

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zllate Mehmetoviq, ka folur sot për sëmundjen ngjitëse,  njohur si  Lija e Majmunëve. Mehmetoviq ka thënë se edhe pse ka filluar të përhapet nëpër botë, qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panikë. Ai tha se Komisoni i Sëmundjeve Ngjitëse po e ndjek situatën me shumë kujdes.

Në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka asnjë rastë pozitiv me virusin në fjalë, por edhe nëse ndodhë ndonjë ndryshim eventual , siç tha Mehmetoviq do të reagojnë në kohë.

ZLLATE MEHMETOVIQ, KRYETAR I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE NGJITËSE

“Detyra e Komisonit për Sëmundje Ngjitës është që të  pregatitisim sistemin, sa më mirë që është e mundur, që të përgjigjemi epidemisë  nëse eventualisht vjen edhe në vendin tonë. Prandaj sot në Komosion diskutuam për gjendjen nëpër klinika, për ndjekjen, skriningun, diagnostifikimin dhe tretamanin e pacientëve të cilët eventualisht mundë të prekën nga Lija e Majmunave”.

Sipas të parit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, kjo sëmundje  e cila është përhapur në të gjithë botën, nuk është proporcionale dhe identike sikurse virusi Kovid 19, por megjithatë ata sqarojnë se do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme.

Zllate Mehmetoviq më tej informon, se në Web-faqen e Institutit të Shëndetit Publik, nga sot qytetarët mund të infromohen më hollësisht, në lidhje me simptomat që bartë ky virus, kush rrezikohet të prekët me këtë sëmundje dhe informata të ngjashme.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Arsovska – Altaj: Nënshkruhet marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Qytetit Konja

Story i radhës

Operacioni `Plumbi i Artë` sukses apo ngecje përballë Drejtuesve të Korrupsionit?

Të fundit nga