VIDEO/ Kasami paralajmëron protesta nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme

29 dhjetor – Nëse Qeveria nuk dëgjohen kërkesat për zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Besa planifikon që t’i nxjerë qytetarët në protesta. Kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, është në një mendim me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski e që të dy kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ky i fundit përmendi dhe data e që planifikonte të mbahen më 14 ose 21 maj, informon Zhurnal.

 

Kasami thotë se kjo Qeveri nuk po menaxhon mirë me krizën energjetike dhe ekonomike dhe për këtë po kërkojnë zgjedhje.

“Çdo ditë kemi rritje të çmimeve, e në asnjë rast ulje të tyre. Edhe në konferencat për media të funksionarëve të kësaj qeverie shohim se pretendojnë se ka ulje por vet gazetarët po i demantojnë ato pohime. Vlerësojmë se kjo Qeveri është jofunksionale dhe nuk i zgjidhë problemet e qytetarëve dhe për këtë duhet sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje”, është decid Kasami.

Lideri i Besës thotë se në strukturat partiake më konkretisht do të bisedohet si dhe kur do të shkohet me organizimin e protestave qytetare.

“Për momentin ende nuk kemi propozim serioz në organet e partisë. Për momentin bisedojmë për organizimin e strukturave në pjesën e demaskimit profesional të kësaj qeverie dhe dobësitë e lëshimet e tyre që i bëjnë që të mobilizohen qytetarët dhe anëtarësia, që në pranverë të analizojmë dhe mundësinë të shkohet në protesta”, thotë Kasami në një deklaratë për Sloboden Peçat.

Në akuzat e BDI-së se Besa është kundër eurointegrimeve, Kasami përgjigjet:

“Sigurisht jemi kundër eurointegrimeve të cilat i udhëheqë Osmani dhe banda e Grubit, sepse ato eurointegrime nuk skojnë përpara drejt BE-së por shkojnë përpara drejt pushtetit të korruptuar, drejt pushtetit që nuk punon në interes të qytetarëve dhe në vend të përshpejtimit të procesit eurointegrues, ajo shkon mbrapa. Dmth i gjithë angazhimi i grupës së BDI-së në Qeveri është si ato të pasurohen, dhe jo të shkohet përpara me eurointegrimet. Por për fat të keq, goja e tyre është plot me eurointegrime, e në realitet çdo ditë punojnë se si të rinjtë tanë të ikin në Evropë, dhe jo ne si shtet të jemi të integruar në BE”, është decid Kasami.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Rriten rastet e të prekurve nga gripi stonor

Story i radhës

Kjo është e dashura bukuroshe e Cody Gakpo, lojtarit që iu bashkua Liverpool-it

Të fundit nga