video iu drejtua me gishtin e mesit punonjesit te kompanise ford shtepia e bardhe i del ne mbrojtje trump ishte reagim i pershtatshem dhe 6967f3a786e16

Video/ Iu drejtua me gishtin e mesit punonjësit të kompanisë ‘Ford’, Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Trump: Ishte reagim i përshtatshëm dhe…

January 14, 2026
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë ka dalë në mbrojtje të presidentit amerikan Donald Trump, pasi ai u filmua duke bërë një gjest fyes me gishtin e mesit ndaj një punonjësi gjatë një vizite në një fabrikë të kompanisë Ford në Detroit.

Pamjet e publikuara nga TMZ tregojnë momentin kur Trump reagon ndaj një burri që i bërtiste nga larg. Siç raporton ‘BBC’, në një deklaratë zyrtare, Shtëpia e Bardhë e cilësoi reagimin e presidentit si “të përshtatshëm dhe të qartë”, duke theksuar se punonjësi po përdorte sharje dhe gjuhë të papërshtatshme.

Sipas sindikatës United Auto Workers, punonjësi është pezulluar nga puna në Ford.

Ndërkohë, kompania ka deklaruar se nuk toleron sjellje fyese brenda ambienteve të saj dhe se ka procedura të brendshme për raste të tilla, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas raportimeve, punonjësi e akuzoi Trump-in si “mbrojtës të pedofilëve”. Në pamjet e publikuara, presidenti shihet duke iu përgjigjur me fjalë dhe duke bërë gjestin fyes.

Përdorimi i gjuhës së ashpër nga Trump ka nxitur reagime edhe më parë, njësoj si raste të ngjashme që kanë përfshirë edhe ish-presidentin Joe Biden gjatë fushatës elektorale.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ihr forcat iraniane te sigurise vrasin te pakten 3428 protestuese 6967f1f413e6a
Lajmi i mëparshëm

IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 protestuesë

te paraburgosurit ne ievp e durresit po zhvendosen drejt fierit 6967f6b426368
Lajmi i radhës

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

Të fundit nga

ShkoLartë