video hetime per keqperdorim te detyres zyrtare jep doreheqje muhamed zekiri 62504cd353bae

(VIDEO) Hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, jep dorëheqje Muhamed Zekiri

April 8, 2022
1 minut lexim

Muhamet Zekiri dha dorëheqje nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, pasi prokuroria kishte nisur hetim ndaj tij, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimit zyrtar në Qeveri. Zekiri në Facebook ka njoftuar për dorëhqjen e tij të parevokueshme dhe thotë se do të qëndroj në dispozicion të institucioneve për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Muhamet Zekiri

“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtetë, rrugën e ndershmërisë, të drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do t’u mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV. Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time”.

Ai është i dyshuari i parë në rastin e hapur nga prokuroria, kurse dy të tjerë janë shtetas kroatë. Sipas prokurorisë, dyshohet se Zekiri ka kryer veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit” duke iu ndihmuar dy të dyshuarve të tjerë,  shtetas kroatë.

Prokuroria Themelore Publike

“Në periudhën nga muaji prill 2021 deri në janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i dyshuari i parë pa kryer procedurë përkatëse të prokurimir publik, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsulence me person juridik, përmes së cilës me vetëdije i kanë ndihmuar shtetasit e dyshuar kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar dobi të konsiderueshme të kundërligjshme në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100 denarë, në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shuma që ka qenë më e madhe se 795.000 euro, pra shuma e rënë dakord për kryerjen e shërbimeve konsulente”.

Ndaj tyre prokuroria ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit, pasi ekziston rreziku nga arratistja, posaçërisht pasi dy janë shtetas të huaj, duke pasur parasysh veprën për të cilin akuzohen, si dhe rrezikun që nëse të dyshuarit mbrohen në liri mund të shkatërrojnë gjurmët ose të ndikojnë në dëshmitarët.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

 

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski cipras vetem me dialog dhe zgjidhje ndertojme prosperitet 6250497b86193
Story i mëparshëm

Kovaçevski-Cipras: Vetëm me dialog dhe zgjidhje ndërtojmë prosperitet

fakulteti i teknologjise ushqimore dhe te ushqyerit i ut se e thellon bashkepunimin me fakultete prestigjioze nderkombetare 62504cd9c529d
Story i radhës

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me fakultete prestigjioze ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë