Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri italian kanë demonstruar unitet të madh në çëshjet politike europiane, duke u përpjekur të jetësojnë marrëveshjen “Qurinals” të nënshkruar mes Italisë dhe Francës në nëntor 2021 në Romë. Kjo marrëveshje krahasohet shpesh me “Marrëvëveshjen e Elysee” ose me atë të Aachenit, që i kanë bërë kaq të aftërta marrëdhëniet gjermano-franceze. Gjermania dhe Franca gjithmonë së bashku janë konsideruar si motor i BE, edhe kur nuk vinin në jetë ndonjë projekt të jashtëzakonshëm, raporton Dojçe Velle. Kryeministri italian, Mario Draghi, kërkon ta kthejë Italinë në qendër të skenës europiane. Bie në sy, se si Emmanuel Macron dhe Mario Draghi, të dy bankierë i sinkronizojnë qëndrimet e tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Macron propozoi në maj “një bashkësi politike europiane”, në të cilin do të bashkoheshin vendet kandidate të BE nga Ballkani, përfshirë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Këtë anëtarësi të klasit të dytë Italia e mbështeti menjëherë. Italia dhe Franca kanë të njëjtin qëndrim edhe në lidhje me ndryshimin e marrëveshjeve europiane, që të mundësohen në BE vendimet me shumicë në politikën e jashtme dhe çështje të tjera të rëndësishme.
Nga Berlini, gjysma tjetër e motorit europian nuk dëgjohen sinjale të tilla kaq të qarta. Në lidhje me iniciativën francezo-italiane thuhet, se ndryshimet në marrëveshje janë shumë të vështira. Kancelari, Olaf Scholz i quajti propozimet e Macron “interesante”, por nuk erdhi një miratim i plotë, si ndodhi nga Roma. Scholz ia kujtoi Macron në konferencën e përbashkët për shtyp në fillim të majit, se vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë bërë premtime të qarta. Por Macron ashtu si edhe Draghi e shikojnë me skepticizëm anëtarësinë e plotë të këtyre vendeve. Gazeta italiane “Corriere della Sera” në një koment të saj kritikoi në fjalimin e kancelarit në Forumin Ekonomik në Davos, se atij i mungojnë vizionet europiane. Ai heshti për propozimet e Macronit dhe Draghit. /SHENJA/