VIDEO/ Ende luftë me zjarret! Këtë herë hidhen mbi 120 tonë ujë nga helikopterët policorë

1 minut lexim

Maqedonia e Veriut vazhdon aktivitetet për të shuar zjarret në një pjesë të vendit. Sot, nga helikopterët policorë janë hedhur mbi 120 tonë ujë në hapësirën e përfshirë nga zjarri në rajonin e Jasenit, transmeton TV21.

“Sot (26.07.2024), Sektori për njësistet ajrore në kuadër të MPb-së kanë marrë pjesë me dy helikopterë për shuarjen e zjarrit në rajonin e Jasenit. Janë hedhur mbi 120 tonë ujë me çka kanë arritur t’i lokalizojnë vatrat e reja të zjarrit dhe të pengohet shpërndarja drejt fshatit Breznicë, fshatit Tazhevë dhe parkut nacional Jasen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja

Story i radhës

Aksidentuan për vdekje 54-vjeçarin në Kavajë! Arrestohet shtetasi italian, në kërkimi shqiptari me të cilin po udhëtonte

Të fundit nga