(VIDEO) EMV: Në tetor nuk është shpenzuar asnjë denarë për blerjen e energjisë elektrike

November 3, 2022
1 minut lexim

Drejtori i përgjithshëm i  Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, ka njoftuar se pas marrjes së të dhënave të plota për muajin e tetor, nuk është paguar asnjë denar për blerjen e energjisë elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, edhe pse plani parashikonte 10. 5 milionë euro për këtë qëllim.

VASKO KOVAÇEVSKI DREJTOR I EMV-SË

“Për muajin tetor është planifikuar blerja e 49.600 megavat orëve të energjisë elektrike, ne kemi pasur zero blerje të energjisë dhe prandaj nuk është shfrytëzuar mekanizmi prej 10,5 milionë eurove për blerjen e energjisë elektrike”.

Kreu i EMV-së tha se kjo është për shkak të funksionimit racional, kursimeve të qytetarëve dhe kushteve të favorshme atmosferike. Njëkohësisht ai bëri të ditur se nga 7 deri më 13 nëntor EMV do të blejë energji elektrike të importuar nga furnizuesit privatë për 3.6 milionë euro.

VASKO KOVAÇEVSKI DREJTOR I EMV-SË

“Do të blihen 16.800 megavat orë, për të cilat kemi marrë njoftim nga furnitorët se do të shiten me çmim prej 215 eurove për megavat orë, vetëm për një javë janë 3.6 milionë euro sa siguruar

Drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski  në lidhje me ngrohtoret tha se tha se EMV 2 ngrohtoret e marra  me qira nga SHA  “Adora” po i përgatit për testim, test në të cilin do të punojnë me një mënyrë alternative, pra me dizel, që në rast të mungesës së gazit natyror apo rritjes drastike të çmimit ngrohtoret të funksionojnë me dizelin i cili gjendet në rezervat shtetërore.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Scholz kërkon me urgjencë: Lufta në Ukrainë duhet ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes

Story i radhës

ВИДЕОЛОТАРИЈА ВО ОКТОМВРИ НА ИГРАЧИТЕ ИМ ИСПЛАТИ СЕНЗАЦИОНАЛНИ 44 МИЛИОНИ ДЕНАРИ 

Të fundit nga

ShkoLartë