Video e rrallë e vitit 1998, kur Ibrahim Rugova mblodhi artistët e Kosovës në një vend

January 3, 2023
1 minut lexim

Për ekipin realizues të këngës “Kosova Calls for Peace” pas përfundimit të një pune të palodhshme në vitin 1998, ishte organizuar një pritje në Rezidencën e presidentit Rugova, i cili së bashku me gruan e tij, Fanën e pritën ngrohtësisht ekipin e këngës.

Presidenti Rugova atë kohë i falenderoi të gjithë dhe i përgëzoi për punën e tyre, që pas publikimit të kësaj vepre do të bënte jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” janë publikuar pamje të rralla të kësaj pritje.

Në këto pamje shihet pritja tejet e ngrohtë që iu kishte bërë presidenti Rugova këtij grupi.

Përqafime, përgëzime, bisedime të këndshme, komoditet, të qeshura e urime, dukej se asgjë nuk po mungonte në këtë takim.

Një fjalë rasti te presidenti e kishte mbajtë këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Se çfarë i tha Sabri Fejzullahu presidentit Rugova, mund ta dëgjoni në videon më poshtë:

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama e nis ditën me punimet në Lungomaren e Durrësit: Do t’i japë një vlerë të re qytetit turistik

Story i radhës

Themelet teorike të korrektësisë politike

Të fundit nga

ShkoLartë