Video e Parashqevi Simakut, Ergys Mërtiri: E bënë objekt të spektaklit të vuajtjes

December 16, 2024
1 minut lexim

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.

E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.

Analisti Ergys Mërtiri tha se kjo mënyra se si mëshirohet është për ta shqyer edhe njëherë duke e hedhur në publik.

“Ka një përversion, një dëshirë për të parë plagën e tjetrit. Ky është spektakli i vuajtjes, nuk është film. Mënyra më e mirë se si respektohet vuajtja është t’i garantohet intimiteti.

Në normalitet vuajtja kërkon intimitet. Nuk po respektojmë as vuajtjen e tjetrit”, tha Mërtiri. Ai tha se e gjithë kjo që ndodhi ishte një spektakël i vuajtjes. “E nxorrën në publik, e bënë objekt spektakli”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“I kisha këshillu mos me shku në prokurori deri pas zgjedhjeve”, Hodaj thotë se ligji i jep të drejtë Kurtit

Story i radhës

Pronari i “Neptun” dhe “East Gate Mall” Arsim Papraniku është biznesmeni që e ka transportuar Artan Grubin në Kosovë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë