(VIDEO) Drejtori i Agjencisë së Sigurisë thirret të raportojë për nënshtetësinë e politikanit prorus

min lexim

Komisioni për Mbikqyrje të Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit e ka thirrur drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, që të sqarojë rolin e Agjencisë në Kontrollin e Sigurisë për Oleksandër Onishçenko, për të cilin ka dhënë mendim pozitiv.

Deputeti Lupco Prenxhov në profilin e tij në Facebook shkruan se drejtori Dimovski duhet të sqarojë se si ka mundësi që çdo i dyti kriminel të ketë pasaportë dhe shtetësi maqedonase. Seanca është thirrur për më 16 nëntor në ora 12.00.

LUPÇO PRENXHOV, DEPUTET

“Qytetarët duhet të dijnë se në çfarë mënyrë jepen shtetësitë e RMV-së, sepse vlerësoj se jo vetëm që cënojmë sistemin tonë të kundërzbulimit por dëmtojmë edhe NATO-n. Mendoj se është në rregul të vijë drejtori, t`i tregojë qëndrimet e tij dhe të shohim se përse një person që ka fletarrest ndërkombëtar dhe dy-tre pasaporta tjera ta marrë edhe pasaportën e RMV-së”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që institucionet të paraqesin një raport të plotë ku të tregojnë se si kanë ardhur në përfundimin pozitiv për t’i dhënë shtetësi  Onishchenkos. Ndërsa Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sqaroi se MPB nuk ka gisht në dhënien e shtetësisë.

BIRN, të premten publikoi se Qeveria në fund të majit të këtij viti I ka dhënë shtetësi të RMV-së, politikanit ukrainas Olekandr Onishçenko, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së. Nisma për shtetësi të ukrainasit 53 vjecar, i cili posedon edhe pasaportë ruse, ka ardhur nga Federata e Sporteve me Kuaj. Në janar të vitit 2021 SHBA-të vendosin sanksione kundër tij, për shkak se është “anëtar i rrjetit rus për ndikim ndaj zgjedhjeve presidenciale amerikane që ishin mbajtur në vitin 2020”. /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Furnizuesit gjermanë të automjeteve përballen me falimentim për shkak të krizës energjetike

Story i radhës

Manchester United del me komunikatë zyrtare pas intervistës së Cristiano Ronaldos

Të fundit nga