VIDEO/ Digjen disa shtëpi në Novosellë, nuk ka viktima në njerëz

1 minut lexim

Në zjarrin që ka shpërthyer sot pasdite rreth orës 16:00 në Novosellë të Strumicës, janë djegur tre hambare dhe dy shtëpi dhe nuk ka persona të lënduar apo të vdekur. Zjarri është shuar rreth orës 19:00 me ndërhyrjen e 20 zjarrfikësve dhe gjashtë mjeteve per shuarje të zjarrit, si dhe një helikopteri.

Sipas informacioneve nga Aleksanadar Gudev, komandant i NJTZ Strumicë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në pastrimin e mbetjeve të zjarrit është përfshirë edhe një eskavator.

Në vendin e zjarrit është edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov, i cili në një bisedë me qytetarët, objektet e të cilëve janë përfshirë nga zjarri, është njoftuar se zjarri ka nisur papritur.

Sipas Sando Nikollovit, shkak i zjarrit është kontakti i kabllove që transmetojnë rrymë nga shtylla në shtyllë dhe sipas tij, por edhe banorëve të tjerë, incidente të tilla kanë ndodhur edhe më herët.

Sipas Angellovit, në vendin e zjarrit do të dalin ekspertë të MPB-së për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Çfarë ka përmbysur në diskursin publik Harris në raport me Trump, tregon ekspert i politikës së jashtme

Story i radhës

Ligjet miratojnë drafti e dakordësuar PD-PS për Zgjedhoren/ Sula e Alibeaj kundra, Mediu e Lapaj kritika për listat…

Të fundit nga