video demtojne makinen pronari nuk kallezon policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike 68e275ab06f5a

VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

October 5, 2025
1 minut lexim

Zbardhet një ngjarje e ndodhur pasditen e 3 tetorit në qendër të qytetit të Belshit, ku dy persona kanë goditur me shkop druri xhamin e një automjeti.

Nga hetimet e Policisë, dyshohet se rreth orës 17:00, shtetasit E. N., 38 vjeç dhe G. Z., 41 vjeç, për motive të dobëta, kanë dëmtuar automjetin në pronësi të S. F., 53 vjeç, ngjarje e cila është dokumentuar përmes pamjeve filmike.

Megjithatë, pronari i automjetit nuk ka bërë kallëzim për incidentin, ndërsa Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e përgjegjësisë penale të të përfshirëve.

“Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.”, thuhet në njoftim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendja e te plagosurit ne prishtine eshte stabile po trajtohet ne kliniken e ortopedise 68e27500a01aa
Lajmi i mëparshëm

​Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile, po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë

pas nderhyrjes se trump it sa afer eshte perfundimi i luftes ne gaza 68e27614e8a99
Lajmi i radhës

Pas ndërhyrjes së Trump-it, sa afër është përfundimi i luftës në Gaza?

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë