(VIDEO) Bllokohet një pjesë e Shkupit, transportuesit paralajmërojnë protesta ma radikale

December 2, 2022
1 minut lexim

Transportuesit privatë në Shkup organizuan bllokim paralajmërues gjatë ditës së sotme, ndërkaq nëse nuk arrihet marrëveshje me Qytetin e Shkupit për shlyerjen e borxheve, bëjnë të ditur se nga e hëna do të bllokojnë tërësisht disa udhëkryqe dhe rrugë.   Përfaqësuesi i transportuesve Lenin Jovanovski tha se kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska nuk pranon të takohet për të gjetur një zgjidhje. Ai tha se kërkojnë të paktën t’u mbulohet një pjesë e shpenzimeve në të kundërtën protestat masive do të mbahen ditën e hënë.

LENIN JOVANOVSKI NGA SLLOBODA PREVOZ

 “Kryetarja e qytetit të Shkupit nuk i ka pranuar transportuesit privat as sot për ti dëgjuar prandaj  ju drejtohemi nëpërmjet mediumeve që të dëgjojnë edhe qytetarët, transportuesit privat janë gati të fillojnë të realizojnë transportin e udhëtarëve në atë moment kur do tu paguhet borxhi apo kryesisht një pjesë e borxhit në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje. Shohim që ndërmarrjet publike I marrin mjetet e tyre me anë të seancave të jashtëzakonshme. Edhe transportuesit privat kryejnë shërbim publik prandaj na duhen mjete për ti mbluar shpenzimet ”.

Autobusët e transportuesve privatë do të qëndrojnë aty deri në orën 18:00. Ata akuzojnë kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, se jep deklarata të pasakta rreth numrit të autobusëve të transportuesve privatë.  Transportuesit paralajmërojnë grevë totale më 5 dhjetor, duke bllokuar udhëkryqet “Mavrovasja”, “Kryqi i Kuq” si dhe bulevardin “Ilindenska” në të 4 korsitë.

Drejtori i “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski tha se nuk ka arritur letër njoftuese tek ata për ndërprerje të kontratës me qytetin e Shkupit dhe sipas tij nuk ka një gjë të tillë. Ndërsa të enjten  Qyteti i Shkupit  njoftoi se kontrata me shoqatën e transportuesve privatë “Slloboda Prevoz” është ndërprerë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që dalin nga kontrata.

Si pasojë e gjithë situatës dhe borxhit të akumuluar, dy kompanitë që përfaqësojnë transportuesit privatë në Shkup, “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres”, kanë protestuar edhe më herët, përfshirë edhe të hënën kur bllokuan një nga udhëkryqet më të frekuentuara në Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gërkovska: Ne jemi ende prapa në planin për barazi gjinore

Story i radhës

Banori i Haraçinës sulmoi policin, arrestohet bashkë me dy shokët e tij

Të fundit nga

ShkoLartë