(VIDEO) Bekteshi: Mos bëni panikë, ka rezerva të miellit!

March 14, 2022
1 minut lexim

Në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar janë prodhuar rreth 250 000 tonë grurë dhe konsumi i brendshëm është diku 300 000 tonë në nivel vjetor. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se vendi ka sasi të mjaftueshme të miellit për përdorim të brendshëm dhe nuk ka nevojë të krijohet panikë tek qytetarët duke blerë sasi të mëdha të miellit pa nevojë. Kështu porositi, Bekteshi nga mulliri “Kokrra e Artë”, njëri prej eksportuesëve më të mëdha të miellit në vend.

Ndërkaq, duke folur për produktet e tjera ushqimore, ai bëri me dije se produktet bazë ushqimore pa TVSH, do të fillojnë të shiten nga dita e ejte.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Sa i përket ndryshimeve të TVSH-së, për produktet ushqimore ajo do të hyj në fuqi më së voni më  17 mars, marrë parasysh që duhet të bëhet intervenim në kasat fiskale te të gjithë ata që merren me shitje me pakicë”.

Ndërkaq shtoi se Inspektorati i Tregut vazhdimisht po bënë kontrolle nëpër supermarke dhe deri tani është konstatuar se 7 supermarkete kanë bërë shkelje ligjore dhe janë dënuar për shtitje të produkteve me çmime më të larta.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Unë ditën e premte kisha mundësi që ta pranoj raportin. Sot gjatë ditës do ta pranoj edhe raportin e ditës së hënë. Dtën e premte ka pasur shkelje kryesisht nga supermarketet e mëdha, në veçanti në Qytetin e  Shkupit, por edhe në qytete tjera. Unë edhe publikisht publikova që 7 kompani janë dënuar me nga 7000 euro”.

Po ashtu ministri Bekteshi përmendi se në vendin tonë çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, subvencionohet nga Qeveria. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia bllokon aksesin në Instagram

Story i radhës

Shënimet e gazetares: “Të dy donin njerëzit dhe të vërtetën”

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë