(VIDEO) Baca Sulë dhe lokja Fatime marrin shtetësinë në pleqëri të thellë

March 23, 2022
min lexim

Ish i dënuari në rastin e “Sopotit”, pastaj i liruar, pas 78 viteve jetë, Syliman Sylimani, ka arritur të fitoj të drejtën e shtetësisë.  I shtyrë në moshë, me shumë probleme shëndetësore, i përvuajtur nga sistemi i shtetit, baca Sylë megjithatë i gëzohet faktit që më në fund ka fituar shtetësinë dhe nuk  figuron më në shtet si person i rrezikshëm, siç qëndronte në arsyetimet paraprake që merrte gjatë refuzimit të kërkesës për të marrë shtetësi. Këto vjet që nuk ka qenë i pajisur me shtetësi dhe si rrejdhoj me asnjë lloj dokumenti tjetër, ai thotë se iu ka dukur sikur jeton në shtëpi të huaj. Të gjithë anëtarët e familjes së tij poashtu kanë pasur të njejtin problem, por siç tha ata e kanë marrë shtetësinë, gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Syliman Sylimani, qytetar që ka fituar shtetësi   

“Më ka ardhur interesant, as nuk kam menduar, kur don Zoti…s’di çka të them sikur në shtëpi të huaj. Pa dokumente, si në shtëpi të huaj, çfarë të bësh…këta pasi kam rënë në burg i kanë rregullu, vetëm unë nuk kam pasur”.

I mllefosur nga trajtimi selektiv në shtet, baca Sylë tregoi përjetimet e tij gjatë periudhës më të errët të jetës që ka kaluar. Mirëpo thotë se tani që po shijon lirinë dhe ditët e mbetura të jetës po i kalon me nipin dhe mbesën.

Syliman Sylimani, qytetar që ka fituar shtetësi 

“Ah moj bi…më dhimbseni me kë keni punë, por nuk kam çfarë të bëjë…më thoshin sa fëmijë i ke, në një vend të panjohur, diku nga Strumica, thash mi ka falë Zoti 10, 7 i kam gjallë, 3 të vdekur, jam i kënaqur me fëmijë…A më tha nuk do të lindësh më shqiptarë, i thash mjaftë më ka falë Zoti, 5 vajza, 2 djem…Mirë moj bi, shok nuk më kanë mbetur më, gati kanë ndërruar jetë të gjithë, por tash i kam një nip e një mbes, po kënaqem duke luajtur me to”.

Syliman Sylimani, nuk është 78 vjeçari i vetëm që këto ditw u pajis me shtetësi. Pas kaq shumë kohësh, këtë të drejtë e fitoi edhe78 vjeçarja,  nëna e ish të burgosurit të rastit të “Sopotit”, Shaban Limanit, Fatime Limani.

Fatime Limani, qytetare që ka fituar shtetësi  

“58 vjet jetoj këtu, shtetësi nuk kam pasur, pa dokumente…Tri herë kam tentuar, kam qenë në Vranjë kam marrë dokumente që nuk jam e denuar, por më kanë refuzuar”.

Ajo thotë se ka harxhuar shumë para në institucione shëndetësorë, pasi në mungesë të dokumenteve, është dashur të kontrollohet e mjekohet në formë private.

Fatime Limani, qytetare që ka fituar shtetësi

“Nëpër mjek gjithë me para, sepse librezë nuk kam pasur, dokument jo, një natë e kam kaluar në spital 200 euro”.

Përndryshe, 11 të akuzuarit nga fshati Sopot, ishin dënuar me mbi 150 vjet burg nën akuzën “terrorizëm”. Rastin “Sopoti” e mori në shqyrtim Prokuroria Speciale, pas çka rasti u kthye nga fillimi dhe të dënuarit u lëshuan në liri. Pastaj, ata u dëmshpërblyen nga shteti, për shkak të kohës që kishin qenë prapa grilave padrejtësisht.

Ndërkaq, Ligji për shtetësi, i inicuar nga ish koalicioni Aleancë –Alternativë  hyri në fuqi në korrik të viti 2021, me çka edhe u lehtësuan procedurat për të fituar shtetësi. Edhe pse nuk dihet  zyrtarisht sa persona nuk kanë shtetësi mendohet të jenë rreth 8000 persona. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Prizren

Story i radhës

Giresse e Rrahmani flasin para sfidës me Burkina Fason

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë