(VIDEO) Arrestohen katër të dyshuarit për vrasje në Shkup

November 11, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme  njofton se gjatë ditës së djeshme njësiti special “Tigrat” kanë bastisur gjashtë lokacione në Çair dhe Vizbeg, të cilët kanë arrestuar katër persona të dyshuar për vrasje dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Zëdhënësja e  MPB-së, Suzana Pranjiq Televeska, deklaroi se gjatë bastisjes janë konfiskuar armë, plumba dhe dron me kartel memorie dhe kontrollues për fluturim dhe mjete tjera lidhur me veprën penale.

SUZANA PRANJIQ TALEVSKA, ZËDHËNËSE E MPB-SË

“Gjatë bastisjes së kryer tek I.A në Vizbeg të Shkupit, tek G.M (31), tek A.R dhe tek B.Z (31), të tre në rajonin e Çair, janë gjetur dhe konfiskuar armë me 14 plumba, pistolet “Astra” e kalibrit 6.35 mm dhe 5 plumba, pistolet “Smith&Veson”, kalibar 9mm me 32 plumba, pistolet “glok” kalibër 9 mm dhe 17 plumba, dron me kartel memorie dhe kontrollues për fluturim dhe mjete tjera lidhur me veprën penale”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu theksojnë se katër personat e arrestuar, janë dërguar në stacionin e policisë, ndërsa Suzana Pranjiq-Talevska thotë se G.B dhe B.Z janë marrë në pyetje në mënyrë të detajuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria gjermane jep 1 miliard euro për Ukrainën: Po investojmë masivisht për paqen në Europë

Story i radhës

Ja cilat vende do mbesin pa rrymë shkaku i punimeve

Të fundit nga

Eva Imeri “shkund” skenën greke

Këngëtarja shqiptare, Eva Imeri ka një kohë që është zhvendosur të jetojë në Greqi. Përveç jetesës, ajo po e vazhdon edhe karrierën e saj si këngëtare, shkruan “Bota sot”. Ajo së fundi,
ShkoLartë