(VIDEO) Alternativa: Taravari vardiset për të hyrë në Qeveri

October 23, 2022
1 minut lexim

Partia Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Arben Taravarit, U.D kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Alternativa vlerëson se Taravari përpiqet që nëpërmjet një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së.

Partia thekson se po ky politikan jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhti Alternativën kur hyri në Qeveri.

PARTIA ALTERNATIVA

“Andaj tash është jokorrekte, për të mos thënë më rëndë, të flitet për kohezion dhe unitet. Siç e di gjithë opinioni, ne hymë në qeveri për ta garantuar shumicën që e siguroi hapjen e negociatave me BE-në dhe për ta ruajtur kursin strategjik eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së”

Alternativa vlerëson se qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt qeverisë. Sidoqoftë, AlternAtivA si parti që nuk ka “plumba” për ASH-në, nuk mund të mos e përdor edhe mburojën nga këto taktizime hileqare kundër saj.

PARTIA ALTERNATIVA

“Sa i takon Shëndetësisë, kujtojmë se z. Taravari nuk mund të sillet sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër, sepse opinioni e mban mend mirë se “arritja” e vetme e tij ishte thirrja populiste telefonike “Allo Taravari!”. Duke e ditur se cili ka qenë roli i tij për Qendrën Klinike, po kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre të ministrave të kaluar të Shëndetësisë, sot buxheti i shtetit rrezikohet të dëmtohet me 8.5 milionë euro mbi bazë të kamatave”

Përfundimisht, AlternAtivA e ka shpëtuar shtetin nga orientimi i gabuar strategjik, por nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që kjo qeveri të jetë shpëtimtare e karrierës së

akëcilit politikan që ka nevojë për frymëmarrje artificiale pushtetore.

/SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kherson, boshatiset, dhe plaqkitet nga pushtuesit!

Story i radhës

KE-ja në raportin për Maqedoninë: “Dhunë dhe kushte të mjera në burgje”

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë