(VIDEO) Ajdari: Na ndihmoni të triumfojë drejtësia për rastin “Monstra”

April 21, 2022
min lexim

Familjarët e rastit “Montsra” bëjnë apel për ndihmë financiare që të mund rastin ta dërgojnë për shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare. Ata kanë formuar një shoqatë, që do të ketë kryesues Bedri Ajdarin, ku të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë të ju ndihmojnë mund të kontribojnë, pasi siç thonë ata buxheti i familjarëve të të burgosurve, është i pakët dhe i mangët. Ata shtojnë se kanë 10 vite që po e mbajnë rastin nëpër labirinthe gjyqësore.

Bedri Ajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra”

“Mjetet kryesisht do të përdoren për angazhimin e avokatëve, angazhimin e  ekspertëve ligjor, për kryerjen e  ekspertizave jashtë vendit, për të angazhuar hetues ndërkombëtarë që janë me licencë ndërkombëtare. Kryesisht këto dhe disa shpenzime që ka nevoj lënda për tu proceduar në instanca më të larta dhe në instanca ndërkombëtare”.

Ajdari tregon se ku mund ta gjejnë xhirollogarinë e shoqatës së tyre, të gjithë ata njerëz që duan të ju ndihmojnë atyre.

Bedri Ajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra”

“Është në profilin tim llogaria, si për diasporë ashtu edhe për Maqedoni edhe ka një faqe është e hapur ‘Drejtësi për rastin ‘Monstra’. E njejta  shërben për këtë çështje, pra kush ka vullnet, kush ka mundësi, e falënderojmë”.

Ai poashtu thekson se përse janë detyruar që të vijnë deri tek kjo iniciativë.

Bedri Ajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra

“Si mund ti besosh Gjykatës së Shkallës së parë apo eventualisht vendimin e Gjykatës së Shkallës së dytë, kur nuk përfillen udhëzimet e Gjykatës Supreme. Kjo të detyron të largohesh nga ky shtete dhe të shkosh atje ku nuk ka ndikim politika maqedonase”.

Më 19 mars të këtij vitit, në Gjykatën e Apelit, u mbajt seancë ku u diskutua për vendimin e shkallës së parë që Gjykata Penale e dha për këtë rast. Mirëpo, ajo u zhvillua pa avokatët mbrojtës gjë që bëri familjarët të reagojnë pasi thanë se në këtë mënyrë atyre ju mohua e drejta për avokatë dhe seancën e  quajtën të kundërligjshme.

Më 23 shkurt, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, gjykata i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ka një arsye që e bën Luanën të zgjohet me qejf në mëngjes

Story i radhës

Shoqatat kërkojnë që shteti t’i frenojë përmbaruesit

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë