(VIDEO) 500 nxënës të “Vizbegut” mbeten pa transport, kryetari i Çairit akuzon komunën e Butelit

October 28, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar sot se 500 nxënës nga lagjja e Vizbegut në komunën e Butelit, të cilët e vijojnë mësimin në shkollat ​​e Çairit, nga e hëna do të jenë pa transport të nxënësve nga Ndërmarrja Publike për Transport – Shkup , sepse nuk mund të sigurojnë më para për mbulimin e transportit të këtyre nxënësve. Ganiu thotë se ndonëse Komuna nuk ka obligim ligjor, transportin e afro 500 nxënësve nga komunat tjera deri më tani e kanë paguar nga mjetet e veta financiare, të cilat arrijnë në mbi 6 milionë denarë në vit. Ai thotë se për këtë situatë kanë njoftuar të gjitha institucionet kompetente shtetërore dhe kanë kërkuar rritje të bllok-dotacioneve, por deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Nën presionin e krizës aktuale ekonomike, konkretisht energjetike, ne si Komunë e Çairit nuk jemi më në gjendje të sigurojmë mbulim financiar për transportin e këtyre nxënësve sepse pikërisht këto 6 milionë denarë për çdo vit që paguajmë e kanë thelluar gjendjen me borxhet që kemi ndaj operatorëve të tjerë. Javën e fundit kemi qenë nën presion të vazhdueshëm nga kompania e Transportit Publik dhe me të drejtë.”

Ganiu tha se Komuna e Butelit nuk i është përmbajtur marrëveshjes për të ndarë shpenzimet dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë pagesë.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Prandaj edhe nga lutjet tona të vazhdueshme drejtuar Ndërmarrjes së Transportit Publik nuk e kanë ndërprerë transportin, por është arritur kulmi, që nga e hëna nxënësit nga lagjja e Vizbegut që mësojnë në shkollat ​​në Çair nuk do të të kenë transport nga NTP- Shkup”.

Së paku, kërkoj mirënjohje nga institucionet përgjegjëse shtetërore përmb ështetjen që kemi dhënë deri më tani për këta nxënës.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

80 miliard dollarë u fshinë nga vlera e Meta

Story i radhës

Florentina tregon për problemin me Meritën: Është turp për Festinën

Të fundit nga

ShkoLartë