Vidal këtë javë bëhet me skuadër të re

Arturo Vidal pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit brazilian.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori kilian do të nënshkruajë me Flamengon.

Vidal te klubi brazilian thuhet se do të zyrtarizohet këtë javë, duke u larguar kështu nga futbolli evropian.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.

Marrëveshje e arritur të shtunën e kaluar është ende në fuqi, teksa tani sipas Romanos, është afër përfundimit.

Para kalimit te Interi në vitin 2020, Vidal ishte pjesë e klubeve të njohura si Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Bayer Leverkusen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Charles Michel nesër vjen në Shkup

Story i radhës

Rënia e flokëve te burrat: Çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Të fundit nga