Vidal është një nga emrat më intrigues

1 minut lexim

Arturo Vidal është një nga emrat më intrigues të kësaj merkatoje edhe për shkak të situatës së tij të veçantë, ashtu si Aleksis Sançez.

Kilianët kanë edhe një vit kontratë me Interin, por kanë një klauzolë që i lejon ta ndërpresin qysh këtë verë atë, një lëvizje kjo që u leverdis të dyja palëve.

Interi kërkon t’i heqë qafe dy më të pagurit e skuadrës dhe është gati t’u pauajë të dyve nga 4 milionë euro, shifra që u pëlqejnë lojtarëve të cilët mund të negociojnë më vonë lehtësisht për një klub të ri.

Pranë një të ardhmeje të re është Arturo Vidal që ka marrë një propozim nga Boka Zhuniors për një kontratë që shkon deri në dhjetor të 2025.

3 vite e gjysmë me argjentinasit kanë marrë miratimin e 34-vjeçarit që tani pritet të gjejë edhe akordin ekonomik me klubin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta ruani ngjyrën çokollatë pas plazhit

Story i radhës

Siguria në plazhet e Shqipërisë, Policia e shtetit me njoftim

Të fundit nga