Veturat do të na i shesin – robotët

April 28, 2025
1 minut lexim

Chery dëshiron të “rimendojë procesin e blerjes së veturave”. Duket se futja e një roboti që vepron si një shitës klishe është zgjidhja për këtë.

A i pëlqen ndokujt të blejë një veturë përmes një koncesionari makinash dhe pse jo? A është shitësi ai që e bën përvojën kaq të pakëndshme?

Epo, në të ardhmen, shitësit mund të zëvendësohen nga robotët, shkruan Motor1.com.

Mund ta falënderoni kompaninë kineze Chery Automobiles për këtë. Dega e saj në Afrikën e Jugut ka projektuar robotin AiMOGA për të shërbyer si një lloj konsulenti shitjesh në sallonet e Chery 4S në Malajzi, transmeton Telegrafi.

Një robot në madhësi reale, me pamje femërore, u shfaq në panairin e veturave në Shangait, ku “ajo” u foli vizitorëve përmes protokolleve të ndryshme mikpritëse.

Thuhet se ajo kërceu gjithashtu (gjë që është gjithmonë një aktivitet kyç tek shitësit e veturave) dhe mori pjesë në “lojëra sfiduese interaktive”.

Sigurisht, “AI” në emrin AiMOGA qëndron për inteligjencën artificiale. Ky robot përdor modelet e inteligjencës artificiale “CheryGPT” dhe DeepSeek për të kuptuar gjuhën natyrore dhe për t’u përgjigjur në kontekst.

Ai ecën dhe bën gjeste duke përdorur gjymtyrë bionike, mban syze dielli të bukura dhe madje ka edhe një tufë flokësh.

Një video demonstruese tregon robotin në veprim, duke udhëhequr një blerës potencial rreth një makine të re. Ne e shijojmë të gjithë spektrin e klisheve të shitjes së makinave, nga “profili elegant” te “vendet e rehatshme”.

Në fund të videos, AiMOGA madje thotë: “Shumë mbresëlënëse, apo jo”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vazhdon forma e mirë e Meriton Korenicës në Rumani – ylli nga Kosova shënoi ndaj Dinamo Bukureshtit

Story i radhës

Lufta në Ukrainë/ Lavrov: Topi nuk është në fushën ruse – reagon Rubio: E pakuptimë, koha për t’i dhënë fund

Të fundit nga

Një haxhi nga Kosova vdes në Qabe

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm. Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një
sqmken
ShkoLartë