Vetura e aksidentuar s’është e Kurtit por e Sveçlës
Sipas policit në vendin e ngjarjes, ministri Sveçla nuk është lënduar, sepse ai ka qenë në një makinë tjetër brenda eskortës.
Kurse në makinën që u aksidentua janë lënduar disa policë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, por janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Gjilanit.
Vetura e policisë u përplas me një makinë të tipit Audi me targa të Bujanocit.
Polici në vendin e ngjarjes ka thënë se makina civile kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe u përplas me policinë.
Policia e trafikut më pas ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa bëhet e ditur se nga makina civile nuk është lënduar asnjë person.
Ministri ka vazhduar rrugën drejt Gjilanit, pasi janë qartësuar të gjitha rrethanat.
Aksidentohet njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Albin Kurtit
Është aksidentuar njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Albin Kurtit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kështu kanë mësuar burimet e medias.
Të njëjtat burime thonë se kryeministri Albin Kurti nuk ndodhej në veturën e aksidentuar.
Ata ishin duke shkuar në Gjilan, për të marrë pjesë në organizimin ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit Alban Hyseni.
Tashmë Albin Kurti ndodhet në atë organizim.