vettingu pd burracaket spaten as guximin te votojne kunder koha e non grata ve ka mbaruar 620581c5e8979

Vettingu, PD: Burracakët s’patën as guximin të votojnë kundër, koha e non grata-ve ka mbaruar

February 10, 2022
1 minut lexim

schedule22:02 – 10 Shkurt, 2022

Partia Demokratike bashkoi votat me maxhorancën dhe së bashku miratuan ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut deri më 31 Dhjetor të vitit 2024, kurse grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk votoi.

Në një reagim zyrtar, PD i quan burracakë Berishën dhe grupin e tij, duke thënë se edhe pse e deklaruan me të madhe se janë kundër zgjatjes së vetingut, nuk patën guximin ta shprehnin me votë.

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa një pjesë e deputetëve mbështetës të Berishës nuk morën pjesë në votim.  Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Basha shprehu votën “pro” zgjatjes së afateve të Vettingut që në nisje të seancë, ndërsa e justifikoi këtë me faktin se vota ishte pro integrimit europian. Ndërkohë që ish-Kryeministri Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit deklaruan që në nisje të seancës votën kundër, duke akuzuar Lulzim Bashën se është në pazar me kreun e qeverisë. Bashkë me zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut parlamenti miratoi dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, të konsideruara nga opozita si dy prioritete të një rëndësie kombëtare.

/

MARKETING

RENT A CAR

hapet edhe nje qender e re e vaksinimit ne prishtine qytetaret eshte lehtesim i madh 6205815da1a47
Story i mëparshëm

Hapet edhe një qendër e re e vaksinimit në Prishtinë, qytetarët: Është lehtësim i madh

bombat e opozites ademi i bdi se i quan tendence per politike ditore 6205845dcbe0f
Story i radhës

“Bombat e opozitës”, Ademi i BDI-së i quan tendencë për politikë ditore

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë