veton berisha e kemi te nevojshme te jemi pjese e nje qeverie qe na respekton 67ef1c5bbf248

Veton Berisha: E kemi të nevojshme të jemi pjesë e një qeverie që na respekton

April 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në emisionin COMPASS, tha se pjesëmarrja në qeveri është e nevojshme për komunitetin që ai përfaqëson, për sa kohë që ekziston respekt dhe gatishmëri për të adresuar kërkesat e tyre.

Ai tha se janë të hapur për bashkëqeverisje me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se tashmë janë pjesë e Kuvendit dhe ka nisur një fazë e re bashkëpunimi.

“Ne deshtëm apo nuk deshtëm, për shkak të asaj që përfaqësojmë, ne e kemi… jo obligim, patjetër, por është e nevojshme dhe është mirë që ne të jemi pjesë e një qeverisje ku ne respektohemi, ku kërkesat tona kanë me u implementu dhe gjendja ka me ndryshu në komunitetin tonë”, tha Berisha.

Sipas tij, nuk ka më pengesa për bashkëpunim me Kurtin dhe ka kërkuar që në kuadër të qeverisë të marrë përgjegjësi konkrete, përfshirë edhe një post ministror.

“Në këtë bashkëqeverisje, unë e kam ly përgjegjësi, kam lyp, kam kërku që unë të marr detyra, domethënë jo vetëm të kërkoj nga Kryeministri, por në kuadër të kësaj qeverisjeje kam kërku të më japë detyra cilat unë do ta implementojë programin”, u shpreh Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

alimehmeti erion veliaj vodhi per vite me radhe 67ef12c2f3f7d
Story i mëparshëm

Alimehmeti: Erion Veliaj vodhi për vite me radhë

punime ne rrjetin elektrik keds njofton se ku do te kete nderprerje te rrymes te premten 67ef2415e8dff
Story i radhës

Punime në rrjetin elektrik, KEDS njofton se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Të fundit nga

Katalanasit lënë me gisht në gojë anglezët

Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Manchester United për Alejandro Balde. Ruben Amorim e sheh 21-vjeçarin si profilin e duhur për të forcuar krahun e djathtë për sezonin
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë