Nga e hëna e kësaj jave është rikthyer vetingu në policinë e shtetit.
Ditën e nesërme, më 20 dhjetor do të zhvillohet seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar Ndue Doçi, me funksion drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në Policinë e Shtetit.
Trupa e Vlerësimit përbëhet nga Suela Bulku, kryesuese; Arben Sefaj, relator dhe Denisa Sina anëtare.
Një ditë më parë iu nënshtrua seancës dëgjimore kreu i policisë së Shkodrës i cili u konfirmua në detyrë.