Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëqëlluar me armën e shërbimit.
Viktima është shtetasi me inicialet I.S., rreth 34 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se kishte probleme psikologjike.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
Kjo nuk është hera e parë që punonjës të Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës i japin fund jetës me armën e shërbimit.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, një punonjës i Gardës në Tiranë u vetëvra me armën e zjarrit që mbante në kuadër të detyrës.
Burimi: botasot.info


