protesta turistet e huaj po anulojne rezervimet rama nese kjo vazhdon sezoni do jete i sabotuar nga ne 6a2e5dd588459

Protesta, “Turistët e huaj po anulojnë rezervimet”, Rama: Nëse kjo vazhdon, sezoni do jetë i sabotuar nga ne!

June 14, 2026
min lexim

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, u ndal te protestat kundër projektit në Zvërnec, duke thënë se mes protestuesve ka njerëz që duan që gjërat të shkojnë më mirë dhe janë të shqetësuar për zonën, por sipas tij, pjesa dominante e lëvizjes po ndikon negativisht në interesat e Shqipërisë.

Rama tha se Vlora në shumicë dërrmuese mbështet zhvillimin dhe se atje nuk ka protesta masive. Ai shprehu shqetësim për një fenomen që, sipas tij, po forcohet, atë të anulimeve të turistëve të huaj për sezonin veror. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte bullizmi në rrjetet sociale.

Rama foli për ekzistencën e një “fryme fashiste”, duke theksuar se ajo nuk ka nevojë për uniforma apo armë, por shfaqet përmes përjashtimit dhe imponimit ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Kryeministri nënvizoi se rritja ekonomike dhe turizmi janë çështje të panegociueshme për vendin. Ai paralajmëroi se, nëse vazhdojnë tensionet dhe veprimet që dekurajojnë turistët, sezoni turistik mund të mos jetë i suksesshëm, por të rezultojë i dëmtuar nga vetë shqiptarët.

“Edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat të shkojnë më mirë dhe janë të shqetësuar për Zvërnecin, por pjesa dominante, siç duan të shkojnë gjërat më keq, shkojnë gjërat për Shqipërinë. Vlora masivisht atje e do zhvillimin dhe nuk ka protesta.

Dua të ndalem te një simptomë problematike që po forcohet: anulimet e turistëve të huaj për sezonin. Nuk mund të dalë e ta përdorë këtë që thuhet: do të ndalosh protestën se të dogj shpirti për turizmin. Në Vlorë kanë ende 95 për qind e atyre që zotërojnë hotele e bare që i janë bashkuar protestës, duke kërkuar që turizmi të mos dëmtohet, se është dëm i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare e kombëtare.

Nëse ka protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërta anët, kjo është një axhendë jo e re. Është përdorur edhe këtu nga molotovarët; dëmi patjetër do të jetë i madh dhe i panevojshëm.

Një tjetër simptomë është bullizmi ndaj njerëzve në rrjetet sociale. Kam parë sesi një këngëtar si Ylli Limani e kanë masakruar me sharje dhe kërcënime për të anuluar koncertin. Kjo po ndodh me shumë njerëz që kanë një opinion tjetër dhe marrin të shara e kërcënime.

Në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ka një frymë fashiste. Kjo nuk ka nevojë për uniforma dhe armë; është fryma që thotë se Shqipëria është e shqiptarëve.

Këto simptoma lidhen me dy gjëra të panegociueshme: nevoja për rritje ekonomike, me më shumë të ardhura, dhe turizmi është një burim i rëndësishëm. Por nëse kjo vazhdon, nuk do të jetë një sezon i suksesshëm; do të jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne.

Është e patolerueshme që një grup njerëzish, parti apo konglomerat partish t’i imponohen pjesës tjetër. Kjo është fashiste.”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vetevritet me armen e sherbimit polici 34 vjecar 6a2e5d73f08e9
Lajmi i mëparshëm

Vetëvritet me armën e shërbimit polici 34-vjeçar

tyra banks padit netflix per dokumentarin reality check modelja intervista ime u montua jashte kontekstit 6a2e5e9f78c74
Lajmi i radhës

Tyra Banks padit Netflix për dokumentarin “Reality Check”/ Modelja: Intervista ime u montua jashtë kontekstit

Të fundit nga

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Presidenti amerikan, Donald Trump feston 80-vjetorin e lindjes të dielën me një spektakël të jashtëzakonshëm ditëlindjeje që dikur do të dukej i paimagjinueshëm: një shfaqje luftimesh në kafaz në lëndinën historike South Lawn të ​​Shtëpisë së Bardhë, raporton Associated Press. Këtë
ShkoLartë