Vetëvrasjet në rritje, Qeveria Britanike synon të ndalojë zgjerimin e basteve sportive

June 3, 2022
1 minut lexim

Klubet e Premier League-s përballen me kërcënimin e zhdukjes së emrave të kompanive të basteve në fanellat e tyre. Këto kompani, që kanë shtrirë tentakulat në gjysmën e klubeve të elitës së futbollit anglez, përfaqësojnë një biznes prej më shumë se 16 miliardë eurosh për Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria Britanike synon të ndalojë zgjerimin e basteve sportive, pasi kanë rrezikuar rreth tre milionë njerëz në vend. Qeveria e Boris Johnsonit planifikon që, midis 2023 dhe 2024, sponsorizimet e basteve të zhduken nga fanellat e skuadrave të Premier League-s.

Kjo do të ishte një goditje shumë e rëndë për financat e klubeve, të cilat ushqehen nga një biznes në rritje dhe që gjeneron rreth 14 miliardë stërlina në vit në Mbretërinë e Bashkuar (16 miliardë euro). Sallat e basteve janë shtuar ndjeshëm dhe humbja e parave ka rritur numrin e vetëvrasjeje në ditë. Heqja nga fanellat e emrave të kompanive të basteve mund të shkaktojë një humbje rreth 44 milionë euro për çdo ekip, shkruan Supersporti.

Ndikimi është edhe më i madh në klubet e nivelit më të ulët, ku në Championship 15 nga 24 skuadrat sponsorizohen nga bastet. Vetë Liga e Futbollit anglez (EFL) ka një kompani bastesh si një nga tre sponsorët kryesorë dhe ky është një problem shumë më i vështirë për t’u trajtuar. Sepse financat e klubeve më të vogla, veçanërisht pas Covid-it, janë më të cenueshme ndaj ndryshimeve. Klubet e mëdha janë të mbrojtura mirë nga marrëveshja televizive prej më shumë se 5 miliardë stërlina në sezon (5,5 miliardë euro). Prandaj Qeveria Britanike synon të godasë fillimisht sponsorizimet e kompanive të basteve në Premier League dhe më pas të ndërmarrë ndryshimin në pjesën tjetër të piramidës së futbollit anglez.

Kjo nismë ka marrë mbështetjen e figurave të mëdha të futbollit anglez, si Peter Shilton, që mban rekordin e ndeshjeve me “Tre Luanët”. Shilton paraqiti një peticion drejtuar qeverisë, të nënshkruar nga 12 000 njerëz, duke kërkuar një përshtatje të ligjit. Nuk është çudi që ish-portieri 71-vjeçar pranoi se ishte i varur nga bixhozi prej 45 vjetësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fury do të rikthehet nëse i ofrohet…

Story i radhës

Dikur mikesha të pandara, Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella i japin fund miqësisë! Kush është mashkulli që hyri mes tyre?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë