​Veteranët protestojnë sot

1 minut lexim

Veteranët e luftës së UÇK-së do të mblidhen sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ju të gjithë e meritoni fitoren”: Zelenskiy viziton trupat e Ukrainës në vijën e frontit lindor

Story i radhës

Dëshmitarët thonë se trupat ruse vranë kryebashkiakun e Hostomel dhe dy vullnetarë

Të fundit nga