InShot 20260602 225817377

Veteranët e UÇK-së i reagojnë nipit të Ali Ahmetit: Është nënçmuese dhe e papranueshme t’i quash kosovarët “zagarë”

June 2, 2026
1 minut lexim

Klubi i Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Brigada 112 “Mujdin Aliu”, ka reaguar ashpër ndaj një postimi në rrjetet sociale, për të cilin pretendohet se është publikuar nga Shefik Ismaili, nipi i Ali Ahmetit, përmes një profili të rremë.

IMG 20260602 WA0017

Sipas veteranëve, në postim është përdorur shprehja “Abaz Gjuka selam zagarve me këtë anë e mat anë gardhit”, e cila, sipas tyre, përmban gjuhë fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve të Kosovë

 

 

Në reagimin e tyre, veteranët theksojnë se është e papranueshme që Kosova dhe shqiptarët e saj të ofendohen me një fjalor të tillë përçmues

 

“Ta quash kosovarët ‘zagarë’ nuk është mendim politik, por mungesë respekti dhe kulture. Gjuhë e tillë cenon dinjitetin, respektin dhe vlerat kombëtare të popullit shqiptar”, thuhet në reagi

 

Veteranët vlerësojnë se dallimet politike apo ideologjike nuk duhet të shndërrohen në ofendime, etiketime dhe përçarje mes shqiptarëve, duke shtuar se retorika që synon t’i ndajë shqiptarët në “këtë anë” apo “atë anë” nuk i shërben interesit të përbashkët kombëta

 

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të ruajnë kulturën e komunikimit, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes apo nxitjen e përçarjev

“Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për dinjitetin, lirinë dhe të drejtat e tyre, prandaj askush nuk duhet të lejohet t’i nëpërkëmbë këto vlera me deklarata fyese dhe përçmuese. Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dinjitetin e luftës, vlerat kombëtare dhe respektin ndërmjet të gjithë shqiptarëve”, përfundon reagimi i Klubit të Veteranëve të UÇK-së.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

siljanovska davkova kalinjak zgjerimi i be se duhet te bazohet ne merite dhe kritere 6a1f394fb9cee
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova – Kalinjak: Zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në meritë dhe kritere

rubio irani ka pranuar te negocioje disa aspekte te programit berthamor 6a1f4b46ef549
Lajmi i radhës

Rubio: Irani ka pranuar të negociojë disa aspekte të programit bërthamor

Të fundit nga

ShkoLartë