Prej disa javësh, Cristiano Ronaldo është në listën e lojtarëve të lirë. Një ditë më parë doli në shtyp informacioni se portugezi do të bëhej lojtar i Al-Nasr në ditën e parë të vitit 2023, por disa burime mohuan të kishte një marrëveshje mes palëve.
Ronaldo me të vërtetë ka një ofertë nga Al-Nasr, por sulmuesi do të marrë çdo vendim pas Botërorit.
Sipas ESPN, deri më tani vetëm Al-Nasr i ka bërë një ofertë Cristiano Ronaldos. Ylli portugez nuk ka mundësi të tjera.
Më herët kishte informacione se Cristiano Ronaldo preferon të qëndrojë në Evropë dhe të luajë në Champions League.