“Vetëm ne e kuptojmë këtë dhimbje”! Familjarët e vi’ktimave të aksidentit në Bullgari solidarizohen me Koçanin

March 17, 2025
1 minut lexim

Me zemra të thyera dhe me dhimbje ende të freskët, familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, tragjedi e cila ndodhi para 3 vitesh, shprehën mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre për prindërit nga Koçani që sot e ndjenë në lëkuren tyre humbjen e 59 të rinjve.

Me fjalë të mbushura me trishtim e dhimbje të njohur vetëm prej atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre, iu janë drejtuar familjeve të viktimave me një mesazh të thellë ngushëllimi dhe solidariteti.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, vetëm ne mund t’a kuptojmë dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë nga institucionet përkatëse që ky rast deri ne fund të ndriçohet, ndërsa rastet e mëparshme si rasti në Bullgari me 45 viktima, spitali modular në Tetovë, rasti në Llaskarcë, te rigjykohen dhe të gjithë ata që janë të involvuar të marrin dënimet e merituara. Si ka mundësi kompania “Besa Trans’’ e cila i dogji për së gjalli 45 persona përfshirë këtu vajzën time 14 vjeçare dhe bashkëshorten 37 vjecare, duke u ditur botërisht se ishte me licenca te falsifikuara duke kaluar kufirin dhjetëra here”, tha Naser Iseni.

Ai kërkon përgjegjësi nga Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Drejtoria e Doganave, që të gjitha rastet tragjike të rigjykohen dhe të marrin dënimet e merituara.
Përndryshe të gjitha rastet tragjike të dekadës së fundit si aksidenti në Llaskarcë, spitali modular në Tetovë, tragjedia e aksidentit “BESA TRANS”, janë akoma pa epilog konkret.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tre shenjat e horoskopi më me fat të ditës së sotme

Story i radhës

Tragjedia në Koçani, kërkohet paraburgim për 14 persona, përfshirë edhe ish ministrin Bekteshi

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë