Loja e hapur dhe me shumë raste e gola të shënuar është ajo që i karakterizon ndeshjet e Premier Ligës, por në xhiron eë 25-të të këtij kampionati kjo nuk është duke ndodhur.
Në fakt, në gjashtë ndeshjet e kësaj xhiro që kanë filluar nga ora 16:00 janë realizuar vetëm dy gola dhe atë vetëm në një ndeshje, përkatësisht në atë ndërmjet Brightonit dhe Burnleyt ku skuadra mysafire po avancon me rezultat 2-0.
Përkundër një dominimi total ndaj Norwichit, Liverpooli nuk ka arritur të gjejë golin e epërsisë, ashtu si nuk ka mundur as Chelsea ndaj Crystal Palace e as Arsenali ndaj Brentfordit.
Ndryshe, lojtarët shqiptar si Granit Xhaka për Arsenalin, Armando Broja për Southamptonin dhe Milot Rashica për Norwich Cityn janë duke luajtur nga minuta e parë për skuadrat e tyre.
Këto janë të gjitha ndeshjet e filluara nga ora 16: në Premier Ligë:
Arsenal-Brentford
Aston Villa-Watford
Brighton-Burnley
Crystal Palace-Chelsea
Liverpool-Norwich City
Southampton-Everton