vetem 17 dite pa klub besnik hasi emerohet trajner i gjigantit belg 67dbe624f1e7a

Vetëm 17 ditë pa klub, Besnik Hasi emërohet trajner i gjigantit belg

March 20, 2025
1 minut lexim

Besnik Hasi është bërë me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga KV Mechelen.

Trajneri kosovar u largua nga Mechelen, derisa tanimë është emëruar në krye të gjigantit belg RSC Anderlecht.

Për Hasin është rikthim te Anderelchti, pasi e kishte udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016.

Anderlechti ka vendosur të ndahet me trajnerin e deritanishëm David Hubert, derisa Hasi do ta zëvendësojë atë me një kontratë deri në fund të sezonit ku mund të vazhdohet.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlechtit”, tha Hasi.

Hasi si trajner i Anderlechtit fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Belgjikës. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rutte ia thekson vuciqit rendesine e ruajtjes se sigurise rajonale 67dbe26676656
Story i mëparshëm

Rutte ia thekson Vuçiqit rëndësinë e ruajtjes së sigurisë rajonale

kina ekzekuton kater kanadeze per krime te droges 67dbe9a815d99
Story i radhës

​Kina ekzekuton katër kanadezë për krime të drogës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë